Vëllai godet vëllanë me shkop druri në kokë, dhe gjithçka ka nisur pas një sherri për pronat.
Ngjarja është shënuar në Krujë, ku Arben Bega 31 vjeç, u arrestua nga efektivët e policisë, pasi qëlloi vëllanë e tij më të madh, 38-vjeçarin B. Bega.
Sipas policisë, konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve me motive pronësie.
38-vjeçari mori dëmtime në kokë, por pa rrezik për jetën.