Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një të ri nga qyteti bregdetar, i akuzuar se ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij.
Njoftimi i policisë Durrës
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Greit Ç. 22 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, në lagjen Nr. 4, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I. Ç. (xhaxhain) 42 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje", parashikuar në nenin 130/a/1 të Kodit Penal.





