Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj kanë postuar në rrjetet e tyre sociale punimet që janë kryer në Qytetin Studenti. Ata shkruajnë se godinat e reja janë gati për vitin e ri shkollor, ku do të qëndrojnë rreth 600 studentë.
“MIRËMËNGJES dhe me godinat e reja në Qytetin Studenti, gati për 600 studentë me kushte dhe hapësira shumë më të mira se më parë, ju uroj një ditë të bukur”.