Falë bashkëpunimit me qytetarët policia godet tre raste në fushën e narkotikëve, sekuestrohen rreth 21 kg kanabis. Policia e Durrësit bën me dije se u arrestua në flagrancë një shtetas, një tjetër shpallet në kërkim si dhe një procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Policia e Krujës në vijim të kontrolleve dhe falë informacioneve të marra nga qytetarët se disa shtetas në banesat e tyre mund të kishin lëndë narkotike, ka organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në banesat e dyshuara.
Si rezultat i kontrolleve, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi 7.3 kilogramë kanabis. U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht për shkak të moshës shtetasi I.B, pasi në banesë iu gjet rreth 1.3 kilogramë kanabis.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".





