Një 37-vjeçar është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij, pasi goditën një qytetar për motive të dobëta në Berat.

Personat në kërkim Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç goditën shtetasin M. N., 39 vjeç duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Uznovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Policia njofton se i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.