Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.

Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishën e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.

Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.