Brenda 12 orësh policia organizon dy operacione për goditjen e shpërndarësve të drogave të forta si dhe sekuestron dollarë dyshuar false.
Operacionet e koduara “BISS” dhe “TRANTER”. u ndërmorën në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Në të dy operacionet janë vënë në pranga 6 persona si dhe janë sekuestruar 104.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 1100 dollarë, 52000 lekë të rinj, 2 automjete, 8 telefona, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete.
Në operacionin e parë të koduar “BISS”, janë arrestuar:
– Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë.
– Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.
– Gentjan Dikollari, 30 vjeç banues në Tiranë.
– Anxhelin Prenga, 30 vjeç banues në Tiranë.
“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr.”Kongresi i Manastirit”, në mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjerë shtetasit Denis Uzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega, në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë”.
Në operacionin e dytë policor të koduar “TRANTER”, kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve janë arrestuar:
– Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë.
-Vladimir Ademi, 37 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip “Audi” janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë”.
Gjashtë të arrestuarit do të përballen me akuzat për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, ndërsa Dritan Toska dhe Vladimir Ademi edhe me akuzën “Prodhim dhe mbajtje pa leje e municionit luftarak” dhe “Falsifikim i monedhave”.





