Tre persona janë proceduar penalisht në Korçë për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se janë proceduar penalisht dy persona janë plagosje të lehtë me dashje. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 45-vjeçare pasi ka fyer dhe kërcënuar ish-bashkëjetuesin e saj.
Ndërkohë që është shpallur në kërkim në person tjetër për plagosje të lehtë me dashje.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. R., 28 vjeç dhe V. R., 36 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në lagjen nr.8, Korçë, gjatë një konflikti, kanë goditur me sende të forta një shtetas tjetër.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin N. K., 21 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi dyshohet se gjatë një konflikti, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka goditur me mjete të forta, një shtetas tjetër. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 45 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në fshatin Tushemisht, Pogradec, dyshohet se ka fyer dhe kërcënuar ish-bashkëjetuesin e saj. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
—
Informacione paraprake Korçë/Mesditën e sotme, në fshatin Vinçan, Korçë, është gjetur i vetëvarur, në ambientet e banesës së tij, shtetasi G. H., rreth 48 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Devoll/Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Bilisht-Poloskë, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip “BMë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi A. G., pasagjer në automjet, i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit K. F., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.





