Policia ka vendosur në pranga dy vëllezër të cilët akuzohet se goditën me thikë dhe sende të forta një 42-vjeçar.
Në pranga kanë rëndë Bledar dhe Bujar Bylykbashi për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ata akuzohen se ditë e djeshme, në lagjen “Tre Heronjtë” të Shkodrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosën 42-vjeçarin me iniciale B. B., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, informuan blutë.
Njoftimi:
Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).
Goditi me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 25-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:
-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





