Policia ka arritur të identifikojë dhe të nisë procedimin penal ndaj dy personave, që akuzohen se kanë dhunuar një vajzë në qytetin e Korçës. Sipas policisë, bëhet fjalë për dy persona nga Durrësi.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 13 shkurt, kur u godit me sende të forta shtetasja Xh.L., policia ka nisur procedimin ndaj shtetasve G.K., dhe E.K., 41 e 19 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë, bëhet e ditur se po punohet për kapjen e 19-vjeçarit E.K.

Ditën e shtunë më 24 shkurt, blutë referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për dy durrsakët, në bazë të neneve 130 e 25 të Kodit Penal.