Policia italiane ka goditur një bandë të trafikut të drogës dhe vjedhjeve, duke çuar në arrestimin e katër shqiptarëve.
Alket Lama 30 vjec, Hektor Lama 23 vjeç, Erildo Albrahimi 25 vjeç dhe Ergys Lama 28 vjeç, janë shqiptarët që kanë përfunduar në pranga.
Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, Alketi dhe Hektori u kapën me një sasi kanabis sativa. Ndërsa dy shqiptarët e tjerë, Erildo dhe Ergysi u kapën me një makinë “Volksvagen Polo”, e cila pas verifikimeve rezultoi se ishte vjedhur në Padova.