10 mars 2015 – Një bandë e trafikut të lëndëve narkotike, ku protagonistë të saj kanë qenë 17 shqiptarë, është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane.

Sipas mediave italiane, efektivët e policisë në Itali kanë ekzekutuar vendimin e arrestit për 17 shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.

Shqiptarët akuzohen për trafik narkotikësh dhe lidhje të tyre me krimin. Arrestimet janë kryer në disa qytete, konkretisht në krahinat e Romës, Arexos, Rexhiio Emilias, Raguzës dhe Leçes.

Gjithashtu, theksohet se gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë 25 persona të tjerë, ku janë sekuestruar 30 kg kokainë si dhe 2 tonë marijuanë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/