Dy vëllezër shqiptar të përfshirë në një grup të trafikimit të lëndëve narkotike janë vendosur në pranga. Arrestimi i tyre erdhi pas një operacioni antidrogë mëngjesin e sotëm në Val di Susa dhe Torino.

Ndaj 6 të arrestuarve u vendos masa “arrest me burg”, një “arrest shtëpie” dhe 1 detyrim paraqitje.

Ata akuzohen për trafik drogë dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike. Pjesë e grupit raportohet se ishin 6 italiane dhe 2 vëllezërit shqiptarë, të cilët sipas hetuesve menaxhonin tregtinë e kokainës mes luginës së Suzës dhe zonës perëndimore të Torinos.

Hetimet nisën në qershor 2020 dhe anëtarët e grupit kishin role te ndryshme. Një pjesë e tyre ishin shitës me shumicë, që kujdeseshin për shpërndarjen e drogës, si edhe shitës me pakicë.

Dy prej të arrestuarit janë vëllezër shqiptarë, të cilët raportohet se shin përgjegjës për furnizimin e gjithë Val di Suza.

Pasi droga, e fshehur në kroskotin e makinave, mbërrinte nga Milano me korrier dy shqiptarët e shisnin me pakicë.