Një tjetër bandë shqiptare është goditur nga policia italiane, e cila ishte e famshme për grabitjet dhe stilin e dhunshëm që përdornin për të arritur qëllimin e tyre.
Tre të arrestuarit Lefter Xheleka, Ardit Jakimi dhe Enver Jakimi, ishin 3 pjesëtarët e grupit të përbërë prej 8 shqiptarësh, që vepronin kryesisht gjatë natës, dhe fokusi i tyre ishin vilat e izoluara në rrethinat e Napolit dhe zonat fqinje.
Sipas medieve italiane, hajdutët përdornin metoda të ndryshme dhune ndaj pronarëve të banesave, kryesisht duke i thyer dhëmbët, por nuk mungonin edhe kërcënimet me jetë. Organizim gati perfekt i bandës, me metodat të cilat i ngjanin arteve marciale.
Gjithashtu, ata akuzohen edhe për posedim të armëve të paligjshme, tentativë vrasje, plagosje të rënda trupore dhe gjetje e mallrave të vjedhura.





