24 prill 2015 – Tre femra dhe dy meshkuj kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni në qarkun e Fierit, ku femrat prostituonin kundrejt një pagese prej 5000- 15 000 lekësh të rinj.
Arrestimi i tyre është kryer mbrëmjen e 23 prillit 2015 në kuadër të operacionit ”Natyra”, ku në pranga ranë:
-Majlinda Gjeçi, 26 vjeçe, banuese në fshatin Halilaj, Komuna Bubullimë, Lushnjë,
-Erjona Bardho, 26 vjeçe,
-Vida Fonija, 42 vjeçe, banuese në fshatin Halilaj, Komuna Bubullime, Lushnjë,
(Të treja femrat të akuzuara për veprën penale “Ushtrim prostitucioni")
-Arbri Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Fier, për veprën penale”Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Moskallëzim i krimit”
-Aranit Toromëni, 30 vjeç, organizatori i rrjetit të prostitucionit, i akuzuar për veprën penale “Moskallëzim i krimit”
Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dhe tetë persona të cilët kanë paguar para për të përfituar favore seksuale nga vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion.
Ndërsa janë sekuestruar edhe 6 aparate celularë, një automjet i markës “Mercedes – Benz” 250, ngjyre e zezë, me targë AA 600 CM, 10000 lekë, si edhe pamje filmike.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/