Presidenti i Federatës së Futbollit të Perusë, Agustin Lozano, u arrestua nga Policia pas një bastisjeje në shtëpinë e tij në lagjen San Borja. 

Ai akuzohet si lider i dyshuar i organizatës kriminale ‘Los Galacticos’, si dhe për mashtrim, pastrim parash, korrupsion dhe akuza të tjera.



“Dua vetëm të kërkoj nga familja ime, nga njerëzit që më besojnë të rrin të qetë. Shpresoj që drejtësia të vihet në vend, të sqarohet gjithçka.

Dua vetëm paqe shpirtërore për familjen time dhe për njerëzit që besojnë në punën që kam bërë”, tha Lozano në momentin e arrestimit.