Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi goditi një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin aktivë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të marijuanës dhe hashashit çokollatë në Athinë.
Në këtë rast, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes të së martës, më 16 dhjetor 2025, në zona të ndryshme të Athinës, oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Narkotikëve arrestuan 4 anëtarë të organizatës, 2 shqiptarë të moshës 55 dhe 30 vjeç dhe 2 grekë të moshës 22 dhe 30 vjeç, të cilët u kapën duke poseduar sasi të lëndëve narkotike për trafikim.
30-vjecari i arrestuar është shtetasi Kostandinos Jorgji nga Tepelena, i njohur me emrin artistik “For3al”. Ai rezulton këngëtar i llojit traper në Greqi.
22-vjeçari grek, në përpjekje për të penguar kontrollin e policisë, bëri rezistencë të fortë, duke i shtyrë oficerët e policisë me duar dhe këmbë.
Këtij operacioni i parapriu shfrytëzimi i duhur i informacionit në lidhje me aktivitetet e anëtarëve të organizatës në furnizimin, ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të sasive të lëndëve narkotike në zonat e Athinës.





