Antidroga e Durrësit ka goditur një grup prej 3 të rinjsh nga Plazhi, të cilët përpunonin dhe ambalazhonin në banesë lëndë narkotike marijuanë, me qëllim tregtimin e saj.
Operacioni për goditjen e grupit u finalizua mbrëmjen e djeshme në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar.
Policia ka sekuestruar 2.2 kg mariuanë dhe boçe Cannabis Sattiva, ndërsa në pranga përfunduan 3 veta.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• H. Kalemi 22 vjeç, banues në Plazh,
• S. Sula 24 vjeç, banues në Plazh,
• E. Driza 20 vjeç, banues në Plazh,
Policia thotë se tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13 kishin marrë me qira një banesë, ku edhe ushtronin aktivitetin kriminal.
Në banesë përpunonin dhe ambalazhonin lëndë narkotike me qëllim tregtimin e saj, kundrejt pagesës prej 1 000 lekë të rinj / një qese e ambalazhuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e mësipërme, specialistët për Narkotikët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• dy pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë rreth 2.2 kg të mbushura më lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë;
• disa qese të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë, gati për t'u hedhur në treg,
• 206 qese boshe, që shërbenin për ambalazhimin e lëndës narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Kalemi u gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike në formë "boçe" e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.





