Policia e Tiranës ka arrestuar katër të rinj, një vajzë e ka shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër vajzë po procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim në kredi.
Në kuadër të operacionit “Kredia e Fundit”, u arrestuan:
1. Ledion Balla, 25 vjeç, banues në Tiranë
2. Visardi Koleci, 24 vjeç , banues në Tiranë
3. Ergest Dorzi, 29 vjeç, banues në Tiranë
4. Andrea Kateshi, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa po ndiqet në gjendje të lirë M. R., 21 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja T. K., 24 vjeçe, të dyja banuese po në Tiranë.
Sipas policisë, këta persona aplikonin për kredi individuale konsumatore duke falsifikuar dokumente të ndryshme për aplikim kredie dhe dyshohen të kenë përfituar shuma nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë të rinj.
Ata akuzohen për “Mashtrim në kredi” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.