Një grup kriminal i linjës Shqipëri-Greqi-Europë Perëndimore, është goditur nga një operacion i zhvilluar në Pire, Greqi.

Nga ku aksion janë arrestuar një shqiptar 40-vjeç dhe dy grekë 18 dhe 28-vjeç, ndërkohë që në kërkim është shpallur një grek 45-vjeç.

Nga operacioni janë sekuestruar 210 kg 370 gram marijuanë, 2 automjete, 1 kamion i transportit ndërkombëtar, 4 celularë, 215 euro. 40-vjeçari ishte përgjegjës për transportin e drogës nga kufiri greko-shqiptar deri në Katerini, Greqi.

Dy greket e arrestuar ishin përgjegjës për magazinimin e drogës, ndërsa 45-vjeçari i kërkuar ishte përgjegjës për trafikimin e drogës drejt Europës Perëndimore me kamionin e transportit ndërkombëtar.