Policia gjermane ka finalizuar një operacion në Bavari dhe në përfundim të të cilit është shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku mes personave që kanë rënë në pranga disa shqiptarë.

Sipas medieve në Gjermani mësohet se janë arrestuar 12 të dyshuar, shumica e të cilëve shqiptarë, të cilët së bashku po trafikonin 1.8 ton kokainë.

Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike është trafikuar në kuti bananesh drejt Gjermanisë, një metodë shumë e njohur kohët e fundit.

Hetimi për këtë grup ndërkombëtar trafikantësh ka çuar në përfundimin se, në total është trafikuar rreth 1.8 tonë kokainë, me një vlerë prej 400 milionë eurosh.