Pas një hetimi dy mujor, policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit.

Policia ka ndaluar një automjet në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”, dhe pas kontrollit rezultoi se ishin fshehur 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” si dhe me 4 celularë.

Në pranga ranë Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.