Është goditur aktiviteti kriminal i një grupi prej 4 shqiptarësh në Greqi.
Ata jetonin në një strehë të fshehur ku dhe ruanin plaçkën e tyre në një pikë të paarritshme dhe të vështirë për t’u aksesuar.
Gjatë hetimeve të kryera, efektivët e policisë gjetën 1560 euro, 8100 lekë si dhe pasuri të vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie dhe dy biçikleta, të cilat ishin përdorur nga autorët në vjedhjet dhe u sekuestruan.
Deri më tani janë zbardhur 24 vjedhje dhe tri vjedhje në tentativë në shtëpi, pesë vjedhje në magazina, shtatë vjedhje dhe një tentativë për motoçikleta dhe pesë vjedhje të motoçikletave.
Ndaj katër autorëve, të cilët ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend, u ngrit një kallëzim penal për vjedhje të rënda dhe shkelje të ligjeve për të huajt dhe armët, të cilët u dërguan në Prokurorinë e Plimmeliodikit të Janinës.
Sipas autoriteteve greke, vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro.





