Një efektiv policie është goditur me levë hekuri dhe sende të tjera të forta ditën e sotme në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në Urën e Lumit, nga ku efektivi është qëlluar nga dy persona. Sipas informacioneve paraprake, polici i dhunuar është identifikuar si Sokrat Muho.
Aktualisht ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe po merr ndihmë mjekësore.
Bëhet e ditur se polici është në gjendje të rëndë shëndetësore.





