Kryetari i PD në Korçë është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.

Pak minuta më parë, mësohet se Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të një lokali në hyrje të Korccës.

Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave