Një shtëpi dykatëshe në fshatin fshatin Larushk të Krujes është përfshirë nga flakët, pasi është goditur nga një rrufë si pasojë e motit të keq.

Mësohet se gjatë gjithë mesditës së sotme, reshjet me intensitet të lartë janë shoqëruar dhe me shkarkesat e rrufeve në qytetin e Krujës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikësit e Krujës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve në  banesë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.