Këtë të premte, policia ka ndërmarrë një operacion në kuadër të luftës kundër trafikimit të emigrantëve dhe klandestinëve.

Operacioni po zhvillohet me urdhër të SPAK-ut.

Mësohet se janë lëshuar mbi 30 urdhër-arreste dhe 50 mandate kontrolli. 

Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me këtë operacion, në orët në vijim priten informacione më të detajuara.