Fier/Vijon operacioni i koduar “New Start 3”.Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në Fier dhe në Patos. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza/sasi kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të kryera në kuadër të operacionit të koduar “New Start 3”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi Hamza Muho, 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal.





