Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës dhe prostitucionit, ndërsa paraprakisht raportohet për 50 persona të arrestuar.
Duke iu referuar medieve italiane, të arrestuarit janë shqiptarë dhe marokenë, ndërsa operacionet janë zhvilluar në disa qytete; Milano, Bolonja dhe Leçe.
Vetëm në Bolonja janë arrestuar 21 persona, ndërsa operacioni vijon nga policia italiane për të vendosur në pranga të tjerë bashkëpunëtorë të rrjetit. Dy organizatat me marokenë dhe shqiptarë menaxhonin trafikun e drogës dhe prostitucionit në veri të Italisë.





