20 persona janë arrestuar nën akuzën e trafikut të kokainës nga policia italiane. Shtatë prej të arrestuarve janë me kombësi shqiptare, një është me kombësi dominikane, dy me kombësi kolumbiane.
Policia ra në gjurmët e tyre, për shkak se grupi përdorte një sistem të koduar komunikimi të quajtur EncroChat dhe informacioni rrodhi nga pajisjet SkyEcc.
Gjashtë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të grupit që vepronte prej vitit 2014 në Genova në Panama; Kolumbia dhe Venezuela, të cilët synonin importimin e kokainës nga Amerika Latine për në portin e Genovas dhe më pas rishitej tek palët e treta.
Grupi drejtohej nga Gabriele Puleo. Ai kishte një rrjet kontaktesh me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut.
Edhe pas arrestimit të tij, që u bë më 7.10.2015 pas sekuestrimit të 147.970 kg kokainë, në bashkëpunim me të arratisurin Belloço Giuseppe Puelo, ai komunikoi me bashkëpunëtorët e tjerë, mes tyre Marco Cuoco, Vincenzo Puleo me anë të sistemeve të komunikimit të enkriptuara të bëra vetë, duke vazhduar të organizojë dhe financojë importimin e ngarkesave të reja të kokainës nga Kolumbia dhe nga Republika Dominikane, dhe me destinacion Italinë, nëpërmjet portit të Genovas, aeroportit të Parisit, aeroportit të Amsterdamit.
Pagesa e lëndës narkotike kryhej me një metodë që konsistonte në dorëzimin e parave të gatshme tek një ndërmjetës në Itali, i cili kujdesej për dërgimin tek furnitori, duke dorëzuar faturat tek blerësit.