ITALI, 22 prill 2013 – 17 persona, mes tyre shumë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar për trafik droge.
Sipas policisë italiane, Massimiliano Fornaciari, 34 vjeç, menaxher i tavernës “Vecchio Bigio”, furnizohej me drogë nga shumë shqiptarë, dhe më pas dozat e lëndës narkotike si kokainë dhe hashash i shpërndante në zonën e Porcari-t, Montecarlo-s, Capannori-t dhe S. Anna-s.
Hetimet e përqendruara tek Fornaciari çuan në zbulimin e rrjetit të madh të drogës mes italianëve dhe shqiptarëve.
Ndër shqiptarët e arrestuar mediat italiane raportojnë emrin e Armand Cacës, 27 vjeç, i cili rezulton të jetë një prej figurave kryesore të këtij rrjeti. Caca punonte si boksier diletant dhe bodyguard në lokalet e zonës. Po ashtu është arrestuar edhe shqiptari, Elis Ferizi, 30 vjeç. Bashkë me të është ndaluar edhe një minoren, i cili nuk është identifikuar.
Sipas policisë italiane lënda narkotike vinte nga Shqipëria, grumbullohej në tavernën e Fornaciari-t për t’u shpërndarë pastaj në zonat përreth.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





