8 tetor 2015 – Zbulohet identiteti i personit që goditi me gurë autobusin e kombëtares serbe ditën e djeshme, teksa po udhëtonte nga Aeroporti i Rinasit për në hotel.
Burime policore zyrtare bëjnë me dije se, autori i këtij incidenti është një 14-vjeçar me inicialet M.Q. Sipas Policisë së Tiranës, ky person është shpallur në kërkim.
Autobusi serb mendohet se u qëllua pranë rrugës së Durrësit, sapo autobusi me lojtarët serbë kishte hyrë në Tiranë.
/portali DurresLajm/