Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi goditi fizikisht kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj 66 vjeç.
Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës dhe në kushtet e flagrancës është arrestuar shtetasi Pellat Bonaj.
“Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë”, njofton policia.





