Një 33-vjeçar shqiptar është dënuar me burg të përjetshëm në Angli, pasi goditi me thikë një rumun për më shumë se 60 herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për shtetasin Erlin Hasa, i cili qëlloi pa mëshirë 43-vjeçarin Marian Savu, pasi e ndoqi nga një festë në Perry Barr dhe në fund e vrau në një rrugë.

35-vjeçari Hasa mohoi vrasjen e rumunit, babait të tre fëmijëve, por u shpall fajtor nga një trup gjykues në Gjykatën e Birminghamit. Gjykatësi Francis Laird tha se Hasa do të dënohet si fillim një minimum prej 23 vitesh në burg, përpara se të mund të konsiderohej një mundësi për lirim.