Gjykata e Vlorës ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftuli, shtetasit që goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës. Gjykata e Vlorës ka përcaktuar “arrest në shtëpi” ndaj 37-vjeçarit. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Hektor Sinanaj, ndërsa prokuror Erida Visoci.
Në plazhin e Jalës tashmë është vendosur perimetri i sigurisë, ka vend për të notuar, si dhe ka shenja deri ku lejohen mjetet lundruese.
Pushuesit thonë se ndjehen të rrezikuar nga mjetet lundruese. Por ka dhe nga ata që mendojnë se ngjarja e së shtunës ishte aksidentale. Pushuesit bien dakord të gjithë që policia kufitare duhet të shtojë kontrollet e mjeteve lundruese.





