Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar kërkesën në gjykatë për Gerti Shehun.

Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë), e goditi me grusht në fytyrë.

Organi i akuzës ka kërkuar shtrimin e tij në spital psikiatrik.

Mësohet se ekspertët e mjekësisë ligjore kanë bërë me dije se ai është i papërgjegjshëm dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Kujtojmë se gjatë protestës së opozitës më 6 Dhjetor 2022, Gerti Shehu, u shpëtoi nga duart truprojave dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte për në bulevard.

Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit.  Menjëherë ndërhynë truprojat e Berishës dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët bënë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit.