Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathte E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij.

Sipas gjykatës është vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrezikshmërisë së lartë.

Avokati i Kacollit pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin.

Esmeraldo Kacolli u arrestua në flagrancë nga policia e Kolonjës me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.