Deputeti i PD-së Bledion Nallbati është paraqitur këtë të Hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është thirrur për shkak të kallëzimit që ka bërë në SPAK grupi parlamentar i PS-së.

Nallbati goditi me grusht gjatë seancës parlamentare deputetin e PS-së Vullnet Sina teksa ai po mbante fjalën. Fillimisht Nallbati i fiku mikrofonin dhe më pas situata agravoi në përplasje fizike. Socialisti është mbrojtur nga Garda dhe kolegët e tij në momentin që u sulmua fizikisht.

Pritet që Nallbati të japë shpjegime për këtë veprim, për të cilin është përjashtuar dhe me 10 ditë nga seancat plenare.