Trajneri i Romës, Eusebio Di Françesko theu gishtin e pestë të dorës, në minutën e 82-të, kur mbrojtësi Manolas shënoi golin e barazimit 3-3.

Tekniku 48-vjeçar ka shfryrë ndaj pankinës duke goditur me grusht xhamin anësor, për shkak të zemërimit që kishte akumuluar për më shumë se 80 minuta lojë.

Ky reagim pati pasoja dhe trajneri iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gishtin e vogël të dorës së majtë.