Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar për veprën penale "Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv".
Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Bruno Daliu., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit "Ramazan Njala", ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





