Policia e Elbasanit ka arrestuar një 72-vjeçar. Blutë njoftojnë se i moshuari ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe me shkelma, një 14-vjeçar, për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 72 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe me shkelma, një 14-vjeçar, për motive të dobëta”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.