Policia e Sarandës ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi në vendin e quajtur “Vilë Bogas”, Sarandë, duke udhëtuar me automjetin tip “Volkswagen” ka goditur 3 krerë bagëti të imta (dele).
Në pranga ra Erjon Ademi, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar me ndihmën e aparatit “DRAGER” ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.





