Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestuan dy persona, që akuzohen për dhunë dhe kanosje ndaj grave.

Shtetasi Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte;

Gjithashtu u arrestua shtetasi I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Maminas, Durrës. Ai akuohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive, një shtetase. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.