Incidenti i ndodhur dje në takimin e Kategorisë së Dytë Gramshi-Ada 4-0, ku u godit arbitri Besmir Lesaj nga lojtari i Adës V.P. nuk ka përfunduar mirë për këtë të fundit.

Pasi u shoqërua dje në komisariatin e policisë së Gramshit, 29-vjeçari V.P. ështe arrestuar sot nga forcat e policisë. Sipas informacioneve, ai ofendoi dhe goditi me shpullë arbitrin Lesaj për shkak të penalltisë të akorduar në favor të gramshiotëve në pjesën e dytë.

Takimi përfundoi me rezultatin 4-0, ndërkohë që ngjarja e ndodhur do të ndiqet nga organet e rendit.