Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçar nga Sukthi, pasi ka goditur me thikë shtetasit A. Gj. dhe D. Gj. (vëllezër), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasit A. Gj. dhe D. Gj. (vëllezër), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj. dhe D. Gj., pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte shtetasin A. H.” , thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.