Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, i cili ditën e djeshme qëlloi me thikë dy persona.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ylli Gosturani 45 vjeç, i cili pas bllokimit të rrugës, ka dalë nga makina dhe ka plagosur me thikë shtetasit A.V 37 vjeç dhe V.V 42 vjeç (drejtues të furgonit të shkollës).

Konflikti erdhi si pasojë e një situate momentale, ku shoferi i fugonit kishte zënë rrugën ku donte të kalonte agresori 45 vjeçar dhe ky i fundit e ka goditur me thikë së bashku me ndihmësin e tij.