Një 25-vjeçar me inicialet A.H., me banim në Selenicë ra në prangat e policisë pasi goditi me thikë shtetasin me inicialet S.V.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit.“, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





