Policia e Shijakut ka arrestuar një 23-vjeçar palestinez , pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Burimet zyrtare njoftojnë se të shtunën që lamë i riu palestinez ka goditur me thikë një 40-vjeçar për t’i vjedhur taksinë me të cilën po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme.





