Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin Hydajet Lezha. I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura.
Ndaj tij janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.