Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka goditur mjekun e një spitali.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.